Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti në takim lamtumirës sot Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadorin Kilian Wall.
Ajo shprehu mirënjohjen e saj ndaj tij për angazhimin e tij personal, përkushtimin dhe kontributin në forcimin e kapaciteteve të institucioneve kombëtare përmes zbatimit të projekteve dhe programeve të shumta.
Për të, OSBE-ja luajti rol të rëndësishëm në reformat demokratike, ndërsa Strategjia e Misionit për periudhën 2025–2027 paraqet bazë e mirë për drejtimin e duhur të ndihmës së ekspertëve.
Ajo veçoi gjyqësorin, pavarësinë institucionale, luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e besimit publik në institucionet si prioritete kryesore të reformës, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit në procesin e reformës.
Ajo riafirmoi anëtarësimin në Bashkimin Europian si qëllim strategjik, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit në krijimin e qëndrueshmërisë ndaj ndikimeve dhe presioneve të padëshiruara nga palët e treta.
Presidentja Siljanovska Davkova bëri thirrje për mirëkuptim, dialog dhe bashkëpunim rajonal, si parakusht i rëndësishëm për integrimin e plotë të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Së fundmi, Presidentja Siljanovska Davkova i uroi Ambasadorit Wall suksese në angazhimin e tij të ardhshëm profesional.





