Pendarovski: Mickoski është politikani i fundit në Maqedoni i cili duhet të flasë për rejtingun personal

13 Tetor 2023 | Kumtesat

Në lidhje me deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit për rejtingun e Presidentit Pendarovski, në vijim është qëndrimi i Presidentit:

“Hristijan Mickoski është politikani i fundit në Maqedoni i cili duhet të flasë për rejtingun personal.

Domethënë edhe pas pesë vjetësh si kryetar i VMRO-DPMNE-së ka rejting dy herë më të vogël se ish-kryetari i tyre, Nikolla Gruevski.

Në historinë politike maqedonase, kryetarët e partive më të mëdha politike kanë pasur gjithmonë rejting personal dy herë më të lartë sesa partitë që i udhëheqin. Kështu ka qenë rasti edhe me Branko Cërvenkovskin edhe me Zoran Zaevin te LSDM-ja, dhe me Lubço Georgievskin dhe me Nikolla Gruevskin te VMRO-DPMNE-ja.

Mickoski është përjashtimi i vetëm sepse ka rejting 50% më të ulët sesa partia të cilën e udhëheq.

Përndryshe, indikatori më i saktë për rejtingun personal të Mickoskit është anketa e fundit e fondacionit IRI, ku Presidenti Pendarovski ka besimin më të lartë, kurse Mickoski nuk gjendet as midis pesë vetave të parë në këtë listë.”

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....