Deklarata e Presidentit Stevo Pendarovski pas mbajtjes së Seancës së 18-të të Këshillit të Sigurimit

23 Janar 2023 | Kumtesat

Në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u mbajt Seanca e 18-të e Këshillimit të Sigurimit, në rendin e ditës të së cilës ishte gjendja e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajonin euroatlantik.

Të nderuar qytetarë, përfaqësues të mediave,

Sot e mbajtëm Seancën e 18-të të Këshillit të Sigurimit. Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit, me ftesën time ishin të pranishëm edhe drejtori i Agjencisë së zbulimit, drejtori i Agjencisë së Sigurisë Nacionale dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës.

Në këtë seancë u diskutua mbi gjendjen aktuale të sigurisë në vend, në rajonin tonë edhe në hapësirën më të gjerë euroatlantike. Në fillim të seancës, ministri i Punëve të Jashtme referoi mbi vizitën e tij në Ukrainë dhe javët e para të kryesimit tonë me OSBE-në.

Pse kjo temë në Këshillin e Sigurimit? Sepse OSBE-ja është para së gjithash, organizatë për siguri, ku janë anëtare 57 shtete, nga SHBA-ja dhe Kanadaje, deri te Rusia edhe Azia Qendrore. Sfida kryesore është, dhe do të jetë, për fat të keq lufta në Ukrainë, prandaj para pak kohe dërguam ambasador në Moskë, në rast se duhet lehtësim apo vendosje kontakti midis Rusisë dhe Ukrainës, përveç subjekteve të tjera të cilat mund ta bëjnë këtë jemi edhe ne në dispozicion, për shkak të rolit të kryesimit me OSBE-në të cilin e kemi këtë vit.

Për gjendjen në Kosovë, referoi ministrja e Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Aty kemi ushtarë në KFOR të cilët momentalisht, nuk janë angazhuar në veri të vendit, por janë pjesë e misionit të përbashkët; kemi edhe oficerë në Komandën e misionit në Prishtinë të cilët janë pjesë e planifikimit qendror. Lajm i mirë është se aty gjendja po qetësohet, në vijim janë iniciativat diplomatike, në të cilat janë përfshirë disa aktorë relevantë ndërkombëtarë dhe është mirë që të dyja palët iu kthyen dialogut. Ndoshta nuk do të ketë marrëveshje në këtë periudhë, por, gjithmonë është më mirë të bisedohet në institucione, sesa njerëzit të jenë në terren, kurse fuqitë e NATO-s dhe të BE-së të jenë midis jush.

Fokus të veçantë në këtë seancë kishim mbi zhvillimin më të ri të ngjarjeve në lidhje me Bullgarinë. Shkas nuk ishte vetëm ngjarja e padëshiruar në Ohër sepse ajo është vetëm një pjesë e vogël e mozaikut.

Mbi atë temë referuan drejtorët e shërbimeve, kurse pastaj në diskutim u përfshinë edhe anëtarët e tjerë të Këshillit.

Sipas analizave dhe dijeve në dispozicion të organeve kompetente, bëhet fjalë për aktivitete të organizuara të strukturave në Bullgarinë fqinje të cilat janë aktivizuar sidomos pas miratimit të kornizës evropiane për negociata në korrik të vitit të kaluar.

Po të njëjtat struktura janë mobilizuar tashmë, edhe financiarisht edhe logjistikisht, që ta mbështesin ardhjen e organizuar në Shkup të më shumë personave më 4 shkurt, kur e festojmë ditën e lindjes së Goce Dellçevit.

Sipas të gjitha vlerësimeve kjo do të jetë një ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë dhe organet kompetente nuk duhet dhe nuk do të jenë vëzhgues të heshtur për atë që do të ndodhë.
Fushatave të tilla antishtetërore të organizuara të cilat i zbatojnë parti politike dhe individë, mund t’u përgjigjemi në dy mënyra: e para është, me retorikë të kulturuar diplomatike, si edhe deri më tani, dhe ai rreth i provokimeve, që shpesh nuk mbetet vetëm në fjalë por shkakton edhe dhunë, me siguri nuk do të përfundojë, por këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe mandej. E dyta, me masa të cilat i ndërmerr çdo shtet serioz dhe i organizuar në situata të tilla.

E dini se Këshilli i Sigurimit është trup këshillëdhënës i Presidentit, që nuk vendos, por u jep propozime Kuvendit dhe Qeverisë.

Propozimi im për Qeverinë të cilin e thashë edhe në seancë, është që në përputhje me Ligjin për të huajt t’u ndalohet hyrja në vendin tonë një deputeti të Bullgarisë në Parlamentin Evropian dhe sida personave të tjerë, shtetas të Bullgarisë, për shkak të veprimeve që i kanë ndërmarrë më parë dhe i ndërmarrin ende kundër shtetit tonë.

Kushtet ligjore për shqiptimin e kësaj mase ekzistonin, edhe më parë, dhe ekzistojnë ende, ato janë tre sipas ligjit, kërcënimi i rendit publik, kërcënimi i sigurisë nacionale, ose kërcënimi i marrëdhënieve ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo gjë në parim nënkupton, konkretisht, nëse personat e tillë janë jashtë vendit, të mos u lejohet hyre, kurse, nëse janë në vend, t’u merret leja e qëndrimit dhe të shpallen si persona non grata.
Përveç kësaj, që evenimenti i 4 shkurtit të kalojë ashtu siç duhet, do të duhet të ndërmerren të gjitha masat e domosdoshme edhe në terren, kurse kjo nënkupton që nga kalimet kufitare deri në lokacionin qendror në Shkup, ku qasje duhet të kenë vetëm njerëzit, maqedonas ose bullgarë, njësoj, të cilët duan të bëjnë homazh për veprën e Dellçevit, por, jo edhe ata që vijnë me qëllim që ta ofendojnë dhe mohojnë popullin maqedonas.

Në fund, dua t’u dërgoj mesazh edhe institucioneve kompetente në Bullgari, të cilat nuk janë pjesë e këtyre skenarëve: izolojini njerëzit politike të cilët nuk duan marrëdhënie të mira fqinjësore, ne e bëjmë këtë gjë dhe do ta bëjmë te ne. Maqedonia nuk është armiku juaj, megjithatë ky shtet ka ligje, ka dinjitet dhe kur ata kufij do të tejkalohen, ne do të reagojmë gjithmonë që të mbrohemi.
Çdo shtet serioz në botë, duke përfshirë edhe Bullgarinë, e bën këtë gjë.

Propozoj, në periudhën e ardhshme, të ketë koordinimi më të mirë midis institucioneve kompetente të të dyja vendeve, me qëllim që të mos lejojmë agjenda evropiane dhe marrëdhëniet bilaterale të bëhen viktima të politikave anakronike, nacionaliste dhe populiste nga të dyja palët.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....