Takimi i Presidentit Pendarovski me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

28 Prill 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës së punës në Bruksel, sot u takua me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Aleancës së NATO-s, mbi çështjet rajonale dhe të sigurisë, mbi prioritetet e jashtme politike të vendit dhe mbi mundësitë për thellim të bashkëpunimit në ballafaqimin me pasojat e pandemisë globale të kovid-19.

Presidenti Pendarovski në bisedën me Sekretarin e përgjithshëm Stoltenberg, e riafirmoi përgatitjen dhe përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në promovimin e paqes dhe stabilitetit, duke theksuar se vendi edhe në të ardhshme do të kontribuojë në misionet paqësore ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO-ja në rajon dhe më gjerë.

Në vijim është teksti i deklaratës së Presidentit Pendarovski dhënë në konferencën e përbashkët për shtyp, pas përfundimit të takimit.

z. Sekretar i përgjithshëm,
Të dashur miq,

Kjo është vizita ime e parë në NATO si Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Para pak kohe, më 27 mars, e shënuam vitin e parë të anëtarësimit tonë në NATO. Na duheshin shumë vjet, morëm vendime shumë të vështira, por ishim këmbëngulës në realizimin e qëllimit tonë strategjik. Besojmë se anëtarësimi në NATO është shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin si parakusht për prosperitet dhe përforcim të institucioneve demokratike. Do të dëshiroja t’ju falënderoj personalisht Juve, z. Sekretar i përgjithshëm për rolin e rëndësishëm dhe angazhimin në përfundimin e suksesshëm të procesit.

Anëtarësimi ynë u përputh me shpërthimin e pandemisë dhe në muajt e parë të fillimit të kësaj krize globale, qytetarët maqedonas e përjetuan rëndësinë e solidaritetit në NATO, sepse morëm një mbështetje të rëndësishme nga vendet anëtare si dhe nga vetë organizata. Do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë mundësi dhe, në emër të popullit tonë, ta shpreh edhe njëherë falënderimin për këtë ndihmë shumë të nevojshme, të dhënë në një periudhë shumë të vështirë për ne.

Pandemia, kuptohet është vetëm një nga sfidat në horizont. Si anëtare në NATO, do të marrim pjesë aktivisht në ballafaqimin me kërcënimet tradicionale dhe ato të reja. Kurse këtë do ta bëjmë të paktën në tri mënyra.

Së pari do të investojmë në mbrojtje. Buxheti ynë i tanishëm për mbrojtje është 1,57% të PBV-së. Ne jemi të përkushtuar në arritjen e pragut prej 2% deri në vitin 2024 në suazat e të cilit tashmë ndamë 20% të buxhetit për modernizim të armatës sonë, në përputhje me të gjitha standardet e NATO-s.

Së dyti, me vazhdimin e reformave në mbrojtje. Anëtarësimi në NATO na ndihmoi ta përforcojmë rezistencën e sistemit tonë të sigurisë, sidomos kur bëhet fjalë për sfida të imponuara nga palë të treta. Meqenëse jemi në shënjestër të kërcënimeve hibride në këtë disa vitet e fundit dhe gjendemi në një fushë të brishtë ku  ende ka çështje të hapura, bashkëpunimi me strukturat e zbulimit dhe sigurimit të NATO-s është me rëndësi më të madhe për Maqedoninë e Veriut.

Së treti, me eksportim të përbashkët të sigurisë nëpërmjet operacioneve të udhëhequra nga NATO-ja. Vite para se të bëhemi anëtarë, jemi pjesë e misionit të NATO-s në Afganistan, kurse para pak kohe u bëmë edhe vendi i cili i ka vendosur forcat e veta në KFOR. E përshëndetim vendimin që të fillojë tërheqja e misionit “Mbështetje vendimtare” e NATO-s deri më 1 maj. Megjithatë, qëllimi ynë është të mbetemi të përfshirë në të gjitha misionet e udhëhequra nga NATO-ja sot dhe në të ardhmen.

Miq të dashur,

Samiti aktual i NATO-s do të jetë një shans i mirë të bisedohet mbi sfidat e reja, por edhe të përforcojë, gjithashtu, partneritetin transatlantik që, pa dyshim, do të ndikojë pozitivisht mbi stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit të takimit tonë me Sekretarin e përgjithshëm, shkëmbyem mendime mbi të gjitha këto tema, por, gjithashtu edhe mbi iniciativën aktuale NATO 2030 e cila ka për qëllim ta bëjë Aleancën edhe më të fuqishme.

z. Sekretar i përgjithshëm, i dashur Jens, edhe njëherë, faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....