Presidenti Pendarovski në Nju-Jork u takua me Presidentin e Qipros, Nikos Hristodulidis

19 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Nju-Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, pati takim bilateral me Presidentin e Qipros, Nikos Hristodulidis.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet midis dy vendeve ku të dy presidentët konstatuan se pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2019 u hapën mundësi për zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.

Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Qipros në rrugën tonë drejt integrimit evropian dhe shprehu pritjen se ajo do të vazhdojë. Bashkëfolësit ranë dakord edhe për përforcimin e bashkëpunimit në forumet multilaterale, sidomos mbështetjen e ndërsjellë për kandidaturat.

Në takim u fol edhe për relacionet ekonomike midis dy vendeve, ku bashkëfolësit u angazhuan për përparimin e bashkëpunimit ekonomik, zmadhimin e vëllimit të tregtisë në fushat e bujqësisë dhe industrisë ushqimore, turizmit, bankave dhe financave. Në atë kontekst, presidentët shfaqën interes për mbajtjen e Forumit të biznesit midis dy vendeve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....