Presidenti Pendarovski në Nju-Jork u takua me përfaqësuesit e “Makedonija2025”

23 Shtator 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, gjatë vizitës në SHBA me rastin e pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork u takua me përfaqësues të organizatës “Makedonija2025”.

Në këtë takim, përfaqësuesit e “Makedonija2025” e informuan Presidentin mbi aktivitetet e deritanishme dhe prioritetet në kontekst të veprimtarisë së tyre në Nju-Jork dhe në kontinentin amerikan në përgjithësi.

Presidenti Pendarovski theksoi se “Makedonija2025” është shembull pozitiv mbi kontributin e diasporës maqedonase në zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Maqedonisë së Veriut dhe e shprehu mbështetjen e vet për punën e tyre.

Duke u shprehur mirënjohje për përpjekjet e deritanishme, Presidenti Pendarovski i inkurajoi përfaqësuesit e “Makedonija2025” për angazhim të tyre më të përforcuar nëpërmjet të cili shprehet edhe vullneti dhe vendosmëria e diasporës maqedonase që të përfshihet aktivisht në ndërtimin e të ardhmes së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u fol edhe mbi planet e ardhme të organizatës, si dhe mbi programet për bursa dhe për projekte të tjera nëpërmjet të cilave ndërtohen aktivisht shkathtësisë lidere te të rinjtë dhe mbështetet talenti i tyre.
Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski i falënderoi për përfshirjen e “Makedonija2025” si partnerë dhe mbështetës së Shkollës për Politika në Qendrën Presidenciale për Edukim Politik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....