Qëndrimi i Presidentit Stevo Pendarovski me rastin e invazionit të Rusisë mbi Ukrainën

24 Shkurt 2022 | Kumtesat

Të nderuar,

në vijim është qëndrimi i Presidentit Stevo Pendarovski me rastin e invazionit të Rusisë mbi Ukrainën:

“I dënoj fuqishëm veprimet luftarake të cilat Rusia i ndërmori mbi Ukrainën, që çon në mënyrë të pashmangshme në humbjen e pakthyeshme të jetëve njerëzore dhe në dëme materiale. Invazioni mbi Ukrainën nga Rusia është sulm mbi integritetin dhe solidaritetin territorial të Ukrainës, shkelje serioze e parimeve themelore të të drejtës ndërkombëtare, goditje mbi rendin demokratik dhe kërcënim për stabilitetin e Evropës.
Si vend anëtar i NATO-s, i bashkëngjitemi apelit të Aleancës ndaj Rusisë për ndërprerje të veprimeve ushtarake në territorin e Ukrainës.
Në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shpreh solidaritet me popullin ukrainas në këto kohë të vështira.”

Presidenti Stevo Pendarovski për sot (24 shkurt 2022) konvokoi seancën e Këshillit të Sigurisë ku do të diskutohet për agresionin rus mbi Ukrainën.

Seanca do të mbahet në Kabinetin e Presidentit me fillim në orën 14:00.

Kumtesa mbi përfundimet e Këshillit të Sigurisë, si dhe fotot dhe videoinsertet e seancës do të shpërndahen nga Kabineti i Presidentit pas përfundimit të seancës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....