Presidenti Pendarovski dhe Presidentja Pirc Musar vendosën kurora pranë varrit të Goce Dellçevit në kishën “Shën. Spas”

13 Qershor 2023 | Kumtesat

Në suazat e vizitës zyrtare të Presidentes së Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Presidenti Pendarovski dhe Presidentja Pirc Musar vendosën kurora pranë varrit të revolucionarit maqedonas, Goce Dellçevit në kishën “Shën. Spas”, kurse pas përfundimit të ceremonisë së vendosjes së kurorave e panë edhe ikonostasin, ikonat dhe afresket në kishën “Shën. Spas”.

Paraprakisht, Presidenti Pendarovski, në ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në Kabinetin e Presidentit e priti Presidenten sllovene, ndërsa pas takimit tet-a-tet dhe takimit plenar të delegacioneve zyrtare u mbajt konferencë e përbashkët për shtyp.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....