Takim bilateral i Presidentit Pendarovski me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel

15 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski dje në mbrëmje në Ohër u takua me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, i cili është në vizitë në Maqedoninë e Veriut si pjesë e turneut të tij rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në prag të Samitit të qershorit të BE-së të cilit i paraprin takimi i liderëve të Bashkimit Evropian – Ballkan Perëndimor, presidentët biseduan mbi dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut, sfidat dhe modalitetet e mundshme për tejkalimin e tyre. Ata folën edhe mbi agresionin ushtarak rus në Ukrainë, kërcënimet e mundshme mbi sigurinë në rajon edhe më gjerë, si dhe në ballafaqimin me sfidat ekonomike të ballafaquar me efektet e krizës shëndetësore dhe energjetike.

Njëkohësisht, të dy presidentët shkëmbyen mendime mbi idetë më të reja për krijim të “Bashkësisë gjeopolitike evropiane”, ku nga Presidenti Pendarovski u theksua se çdo ide e cila do të sigurojë bashkëpunim të thelluar operativ për ballafaqimin me  sfidat e përbashkëta dhe interesin, siç janë stabiliteti dhe siguria në kontinentin evropian dhe e cila nuk do të jetë zëvendësim i politikës të zgjerimit të Bashkimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, është e mirëseardhur.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....