Takim e Presidentit Pendarovski me Presidentin turk Erdogan në Sarajevë

9 Korrik 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski,në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, në Sarajevë, sot takoi Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Në takimin u shpreh kënaqësia nga partneriteti i fuqishëm mes të dy shteteve dhe nga trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, si në plan politik ashtu edhe në plan ekonomik. Këmbimi tregtar mes të dy vendeve është në rritje të vazhdueshme dhe në vitin 2018 ka arritur 505 milionë dollarë, por potencuan të dy presidentët , bashkëpunimi ekonomik mund të rritet edhe më shumë, në interes të qytetarëve në të dy shtetet.

Të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe informacione për situatën në të dy shtetet dhe në rajon. Në kontekst të aspiratave të Maqedonisë Veriore për anëtarësimin në NATO, Presidenti Pendarovski shprehi pritjen se Asambleja e madhe Kombëtare e Republikës së Turqisë së shpejti do ta ratifikojë Protokollin inkuadrues për anëtarësim në Aleancë, pasi u miratua nga Komisioni parlamentar i punëve të jashtme në Kuvendin turk.

Presidenti Erdogan tha se vendi ynë e ka mbështetjen e plotë nga Turqia për anëtarësimin në BE dhe NATO, me atë që Protokoll inkuadrues për anëtarësim në NATO së shpejti do të ratifikohet në Asamblenë e madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë.

Në takimin, Presidenti Pendarovski e ftoi për vizitë zyrtare Presidentin turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut e cila u pranua nga ana e presidenti të Turqisë, Erdogan.

Presidenti turk Erdogan i ka uruar Presidentit Pendarovski me rastin e marrjes së funksionit i dëshiroi sukses në punën e tij.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....