Takim i presidentit Pendarovski me Kampionin botëror në vallëzim modern, Andi Ismaili

9 Janar 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot priti 11 vjeçarin Andi Ismaili nga Gostivari, Kampion botëror në vallëzim modern.

Në takimin ku morën pjesë edhe prindërit e tij, Andi i tregoi përshtypjet e tij nga pjesëmarrja në Kampionatin botëror ku në dhjetor të vitit të shkuar u mbajt në Osa të Polonisë. Në këtë garë botërore, Andi fitoi vendin e parë në kategorinë vallëzim modern- solo për fëmijë.

Presidenti Pendarovski theksoi që Andi edhe pse është vetëm 11 vjeç, ai tashmë është ambasador i vendit tonë sepse ka arritur ta promovojë Maqedoninë e Veriut përmes artit të vallëzimit të tij. Dhe për këtë, siç theksoi presidenti Pendarovski, persona të rinj e të talentuar, shteti duhet t’u japë mbështetje pa rezervë.

Andi i ri në takimin me presidentin Pendarovski njoftoi se sfida e tij e radhës është Kampionati evropian në xhaz, balet modern dhe klasik, që në qershor të këtij viti do të mbahet në Operën dhe Baletin Kombëtar në Shkup.

Gjithashtu, Andi Ismaili i talentuar është anëtar i studios së vallëzimit “I Dance” nga Gostivari. Për koreografinë me të cilën fitoi në Poloni, i kanë ndihmuar trajnerë dhe koreografë edhe nga studio “Break a leg” nga Shkupi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....