Takim i presidentit Pendarovski me përfaqësues të Rrjetit për parandalimin e “ikjes së trurit”

31 Janar 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, StevoPendarovski sot realizoi takim me përfaqësues të Rrjetit për parandalimin e “ikjes së trurit”, që e përbëjnë shtatë organizata civile nga vendi që punojnë në tema lidhje me zhvillimin e të rinjve, politikat dhe të drejtat e të rinjve si dhe informimin e tyre.

Në takim, përfaqësuesit e Rrjetit prezantuan të dhënat nga Analiza e strategjisë kombëtare të rrjetëzimit, bashkëpunimit dhe uljes së largimit të kuadrove me arsim të lartë dhe profesional 2013-2020. Intervistat që janë zbatuar me të rinjtë dhe institucionet në suazat e analizës, kanë treguar se çështje të caktuara nuk janë përfshirë fare në Strategji, ndërsa ato grupohen në tri fusha respektivisht ekonomi, arsim, komunikim dhe motivim.

Të rinjtë e informuan presidentin Pendarovski se synimi i tyre është ngritja e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve për problemin e largimit të të rinjve nga vendi, por edhe në vazhdimësi të propozojnë masa dhe zgjidhje për uljen e “ikjes së trurit”.

Presidenti Pendarovski në takim përsëriti se trendi i largimit të të rinjve dhe i personave të talentuar është shkatërrues. Gjithashtu presidenti Pendarovski theksoi që zgjidhja e këtij problemi duhet të jetë sistematike, respektivisht me partneritet mes OJQ-ve dhe institucioneve shtetërore.

Presidenti Pendarovski ofroi mbështetje të plotë për projektet e ardhshme të Rrjetit për parandalimin e ikjes së trurit, sepse siç tha presidenti Pendarovski, nevojiten masa dhe aktivitete, të cilat do të kontribuojnë të paktën ta zbusin trendin e shpërnguljes së të rinjve nga vendi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....