Takim i Presidentit Pendarovski me udhëheqjet e kompanive pjesëmarrëse në Programin “Menaxherë të rinj dhe liderë të biznesit”

20 Janar 2021 | Kumtesat

 

Në suazat e zbatimit të Projektit “Menaxherë të rinj dhe liderë të biznesit” në Këshillin e investitorëve të huaj, kurse në patronazh të Kabinetit të Presidentit, Presidenti Stevo Pendarovski sot kishte takim me udhëheqjen e kompanive të cilat marrin pjesë në projekt.

 

Duke theksuar se programi do t’u mundësojë të rinjve të fitojnë shkathtësi dhe njohuri konkurrente të cilat do t’i çojnë drejt sfidave të reja profesionale, Presidenti Pendarovski në këtë takim e riafirmoi mbështetjen për këtë projekt dhe për të gjitha projektet e tjera të përbashkëta të cilat do të kontribuojnë në përsosjen e të rinjve dhe të cilat do t’i motivojnë të qëndrojnë në vendin tonë.

 

“Dëshmuan vetëdije dhe solidaritet të lartë. Në vitin më të vështirë për biznesin deri më tani, dëshmuat edhe shkallë më të lartë të përgjegjësisë shoqërore. Sidomos, për respekt është vendimi Juaj në këto kohë veçanërisht të vështira për të punuar dhe ekzistuar, në kompanitë tuaja të pranoni të rinj. Programi është një mundësi e përkryer për përparim profesional të çdo të riu ambicioz”, u rekomandoi Presidenti Pendarovski përfaqësuesve të kompanive të huaja.

 

Në këtë projekt u përfshinë 8 kompani – anëtare të Këshillit të investitorëve të huaj: EVN Maqedonia SHA, Komfi Angell, Van Hool Maqedonia, Kemet Elektroniks Maqedonia, EOS Matriks Maqedonia, Filip Moris TKP, Ramstor Maqedonia dhe SHA Makstill Shkup. Menaxherët e kompanive në takimin e sotshëm thanë se nëpërmjet këtij projekti do të zbulohen të rinjtë e talentuar, të cilëve kompanitë do t’u japin njohuri të reja.

 

“Fakti që interesi i kompanive është i madh dëshmon se programi deri më tani e ka arritur qëllimin e vet. Të rinjve u japim më shumë se vetëm praktikë. E përforcojmë potencialin e tyre dhe e zmadhojmë resursin e domosdoshëm në vend – atë njerëzor”, theksuan në këtë takim përfaqësuesit e Këshillit për investues të huaj.

 

Nëpërmjet bashkëpunimit të vendosur midis Kabinetit të Presidentit dhe Këshillit të investuesve të huaj në Odën Ekonomike të Maqedonisë, 20 5ë rinj do të marrin pjesë në trajnime për planifikim strategjik dhe shkathtësi lidere, kurse do të kenë mundësi edhe të vizitojnë sektorë të ndryshëm në suazat e kompanive të cilat i ka përzgjedhur kandidati i përzgjedhur. Pjesëmarrësit në projekt do të jenë pjesë e vebinarëve dhe do të përgatitin studim të rastit. Realizimi praktik i projektit fillon të hënë. Këtë vit, për shkak të pandemisë me kovid-19 ai do të mbahet onlajn.

 

Të drejtë pjesëmarrjeje në Programin “Menaxherë të rinj dhe liderë biznesi” kishin të rinjtë jo më të moshuar se 29 vjet, përkatësisht studentë të cilët janë në vitin e fundit të studimeve të tyre universitare, studentë të diplomuar, studentë në studimet e magjistraturës dhe doktoraturës në universitetet/fakultetet e ekonomisë, drejtësisë, resurseve njerëzore, menaxhmentit, administratës publike, fusha e biznesit ose shkencës me të cilën merren kompanitë e përfshira në këtë program.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....