Takime dypalëshe të presidentit Pendarovski me presidentin e Lituanisë, presidentin e Moldavisë dhe kryeministrin e Kanadasë

14 Shkurt 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot në Munih, në margjinat e konferencës së 56-të të Sigurisë në Munih, realizoi takime  bilaterale  me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda, presidentin e Moldavisë, Igor Dodon dhe kryeministrin e Kanadasë, Xhastin Trudo.

Në takimin e presidentit Pendarovski me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda u konstatua se marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Lituanisë janë tradicionalisht të mira dhe miqësore, me dialog të vazhdueshëm politik.

Presidenti Pendarovski falënderoi për mbështetjen e deritanishme të Lituanisë në raport me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehu shpresë që e njëjta do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Presidenti nënvizoi që për ne është esenciale, që sa më shpejtë shtetet- anëtare të BE-së të harmonizohen për metodologjinë e re për negocim dhe vendi jonë të marrë datë për fillimin e negociatave gjatë kryesimit të Kroacisë me BE-në.

Në takim, është shprehur gatishmëri për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe për avancimin e kornizës së kontraktuar mes të dy shteteve.

Në takim me presidentin e Moldavisë, Igor Dodon u këmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, ku u konstatua që më shumë se dy dekada, të dy shtetet kultivojnë marrëdhënie miqësore dhe respekt të ndërsjellë.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se nevojitet dialog i vazhdueshëm politik me përpjekje të përbashkëta për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në plan bilateral dhe multilateral, përmes këmbimit të vizitave zyrtare të punës në nivel të lartë.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në të dy vendet, ku u theksuan prioritetet për intensifikimin e raporteve ekonomike përmes lidhjes së marrëdhënieve  mes qeverive dhe komisioneve për bashkëpunim ekonomik. Presidenti Pendarovski theksoi interesin e Maqedonisë së Veriut për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në suazat e nismave rajonale.

Në takim me presidentin Pendarovski me kryeministrin e Kanadasë, Xhastin Trudo u shpreh kënaqësia nga bashkëpunimi tradicionalisht i mirë mes dy vendeve, i bazuar në vlera të përbashkëta dhe partneritet. Në takim, duke e falënderuar Kanadasë për mbështetjen për integrimet euro- atlantike të vendit, Presidenti përsëriti interesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përforcimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik në fushat e interesit të përbashkët.

Presidenti Pendarovski theksoi që anëtarësia e Maqedonisë së Veriut në NATO do të kontribuojë për siguri, stabilitet dhe prosperitet në tërë rajonin dhe u falënderua për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim nga parlamenti kanadez.

Në takim u shpreh kënaqësia nga bashkëpunimi dhe dialogu i suksesshëm mes dy parlamenteve, që rezultoi me themelimin e Grupit parlamentar për miqësi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....