Takimi i liderëve në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

12 Maj 2020 | Kumtesat

Në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, u mbaj takimi i kryetarëve të partive politike të cilat kanë marrë në mënyrë të pavarur mandate në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku u diskutua mbi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Me konsensus është vendosur se shëndeti i qytetarëve mbetet prioritet.

Në lidhje me hapat e mëtejshëm është dakorduar të kërkohet mendim nga Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse në raport me masat dhe protokollin që duhet të respektohen gjatë mbajtjes së proceseve zgjedhore në kohën e pandemisë së kovid-19.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor është e nevojshme të dorëzojë mendim për afatet kohore që janë të nevojshme për përfundimin e përgatitjeve për zbatimin e procesit zgjedhor, kurse, gjithashtu do të kërkohet edhe mendim nga Zyra e OSBE/ODHIR për kornizën kohore kur mund të dërgohet misioni mbikëqyrës i zgjedhjeve.

Në fillim të javës së ardhshme do të ketë përsëri takim liderësh ku do të diskutohen hapat e mëtejshëm.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....