Takimi i Presidenti Pendarovski me ministrin për Punë Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Aleksandër Shalenberg

10 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e mirëpriti ministrin federal për Punë Evropiane dhe Ndërkombëtare, të Austrisë, Aleksandër Shalenberg, i cili sot është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Në këtë takim u bisedua mbi prioritetet e jashtme politike të Maqedonisë së Veriut, nën dritën e tejkalimit të sfidave në rrugën evropiane, si dhe mbi ngjarjet politike dhe të sigurisë në rajon dhe në Evropë.

Në kontekst të sigurisë, stabiliteti dhe prosperitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Presidenti Pendarovski tha se është e domosdoshme që institucionet e BE-së të veprojnë shpejt në raport me politikën e zgjerimit dhe të mundësojnë hapjen pa shtyrje të negociatave aderuese për Maqedoninë e Veriut dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërkombëtare.  Ai, njëkohësisht, shtoi, se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë dialogun me Bullgarinë me qëllim që të gjendet zgjidhje e qëndrueshme, e arsyeshme dhe dinjitoze dhe të zhbllokohet procesi eurointegrues.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Austrisë, një nga aleatët dhe partnerët më të afërt të rajonit, e cila fuqishëm angazhohet për integrimin e tij në Bashkim.

Në lidhje me agresionin ushtarak rus dhe me sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Evropa, bashkëfolësit shkëmbyen mendime për masat politike dhe ekonomike të cilat po ndërmerren si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe politikës së sigurisë së BE-së, si dhe për ndihmën humanitare dhe pranim të refugjatëve nga Ukraina.

Në këtë takim është theksuar se marrëdhëniet e afërme dhe miqësore midis dy vendeve reflektohen me bashkëpunimin konkret në shumë fusha dhe shprehën gatishmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe afirmimin e vlerave të përbashkëta evropiane me qëllim të stabilitetit dhe prosperitetit të kontinentit evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....