Takimi i Presidentit me ekipet e Nasa Space Apps Challenge 2023 – Strumicë

11 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Të Rinjtë Hab u takua me ekipet “Quake Brains” dhe “Constellation” që arritën rezultate të jashtëzakonshme në hakatonin Nasa Space Apps Challenge 2023 – Strumicë.

Vendin e parë në këtë hakaton e zunë disa gjimnaziste nga shkolla “Dimitar Vllahov” nga Strumicë, të bashkuara në “Quake Brains”. Ato kanë punuar mbi sfidën Be a Space Geologist.

Nxënëset e njohën Presidentin Pendarovski me faqen e tyre të internetit, zgjidhjen e nxitur nga shfaqja e tërmeteve, kurse me qëllim të alarmimit dhe minimizimit në kohë të mundësisë së humbjes së jetëve dhe dëmeve me pasoja të paparapara. Faqja e tyre e internetit mundëson dhe të dhurohen mjete për familjet e goditura dhe rajonet e rrezikuara.

Ekipi “Constellation” – nxënës të arsimit nëntëvjeçar nga Shkupi, që ishin dhe pjesëmarrësit më të rinj për vitin 2023, e zunë vendin e tretë me projektin Eclipses: PERSPECTIVE IS EVERYTHING. Projekti i tyre mundëson kuptimin e mekanikës dhe stinëve të vitit në fenomenin natyror Eklipsi.

Duke i përgëzuar për rezultatet e arritura të gjithë që morën pjesë në hakaton, Presidenti Pendarovski theksoi se është e rëndësishme të nxitet kreativiteti dhe të stimulohet potenciali i të rinjve. Presidenti Pendarovski u rekomandoi nxënësve, se nuk mjafton të garojnë vetëm midis tyre ose me bashkëmoshatarët dhe bashkënxënësit e tyre, por duhet të garojnë me të gjithë botën.

Mentorët dhe organizatorët e hakatoni 48 orësh, ku nxënësit kanë punuar mbi 30 sfida të ofruara nga Agjencia Hapësinore NASA, theksuan se numri i pjesëmarrësve këtë vit ishte rritur në mënyrë dramatike në krahasim me vitin 2022, që për ta është tregues se të rinjtë duan të eksplorojnë dhe përvetësojnë njohuri dhe aftësi përtej edukimit formal.

Në Të Rinjtë Hab, Presidenti bisedoi edhe me Martina Dimoskën – astronauten e parë analoge maqedonase. Dimoska e informoi Presidentin Pendarovski se para pak kohe ka marrë titullin e ambasadorit “epror” i NASTAR-it – qendër e miratuar nga Aviacioni Federal (FAA) i SHBA-së. Dimoska i tregoi përshtypjet e saj për projektet e realizuara në kuadër të NASA Space Apps, duke e theksuar kontributin e jashtëzakonshëm të të rinjve nga shteti ynë.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....