Takimi i Presidentit Pendarovski me ambasadoren portugeze Maria Virxhinia Mendes da Silva Pina

22 Qershor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ambasadoren e Republikës së Portugalisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Maria Virxhinia Mendes da Silva Pina.

Në këtë takim u konstatua se marrëdhënie midis dy shteteve janë miqësore dhe u shpreh pritja për përparimin e tyre të mëtejshëm, mbi pasurimin e kornizës së marrëveshjes juridike, si dhe mbi zhvillimin e dialogut politik në nivel të lartë dhe më të lartë.

Presidenti Pendarovski i përshëndeti përpjekjet e kryesimit portugez për mbajtjen e fokusit të debatit mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe e falënderoi për qasjen profesionale të Lisbonës në përpilimin e propozimit për tejkalim të kontekstit bilateral midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Në këtë kuptim, bashkëfolësit shkëmbyen mendime mbi gjendjet aktuale në prag të samiteve të ardhshme të Bashkimit Evropian ku është theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut i përmbushi kërkesat dhe meriton t’i fillojë pa shtyrje negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....