Takimi i Presidentit Pendarovski me ambasadoren suedeze Bengtson

17 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti ambasadoren suedeze Kristin Forsgren Bengtson e cila e informoi për vendimin e Mbretërisë së Suedisë të dorëzojë kërkesë për anëtarësim për pranim në NATO.

Me këtë rast, Presidenti Pendarovski e përshëndeti këtë vendim të Suedisë duke e karakterizuar si vendim të shtetit sovran i cili e ka këtë të drejtë, si dhe shtoi se pozitat tona shtetërore janë në mbështetje të politikës së dyerve të hapura në NATO.

Bashkëfolësit shkëmbyen informacione në raport me dinamikën e procesin e aderimit në Aleancë, ku Presidenti Pendarovski theksoi se me anëtarësimin e plotfuqishëm të Suedisë në NATO, marrëdhëniet e përkryera bilaterale do të marrin intensitet edhe më të fuqishëm nëpërmjet aleancës së ardhme në këtë Aleancë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...