Takimi i Presidentit Pendarovski me ambasadoren ukrainase Zadorozhnjuk

4 Shtator 2020 | Kumtesat, Takimet

 

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti ambasadoren e Ukrainës, Natalia Zadorozhnjuk.

Në këtë takim u bisedua mbi ngjarjet aktuale në të dyja shtetet, në kontekst të gjendjes me pandeminë kovid-19 si dhe mbi masat që janë ndërmarrë për tejkalimin e pasojave në planin shëndetësor, ekonomik dhe social.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi marrëveshjet bilaterale të tërësishme midis dy shteteve, si dhe për potencialet për përparimin e tyre. Në këtë takim është vlerësuar se marrëdhëniet politike midis dy vendeve i karakterizon shpirti i miqësisë, besimit, si dhe bashkëpunimit në shumë fusha të interesit të përbashkët.

Presidenti Pendarovski e theksoi interesin mbi përparimin e bashkëpunimit të tërësishëm midis dy shteteve, sidomos në planin ekonomik, duke pasur parasysh potencialin që e ofron marrëveshja për tregti të lirë midis dy shteteve.

Në këtë takim ambasadorja Zadorozhnjuk Presidentit Pendarovski ia dorëzoi edhe urimin e presidentit të Ukrainës, Vollodimir Zelenskij me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë, të cilin po e japim në vijim:

Ekselenca Juaj!

Pranoni urimet e mia të sinqerta në emër të popullit të Ukrainës dhe në emrin tim personal me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

I vlerësoj marrëdhëniet miqësore tradicionale midis shteteve tona dhe jam mirënjohës për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut  mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Jam i bindur se prioritet e përbashkëta të integrimit evropian dhe euroatlantik janë bazë solide për realizimin efikas të potencialit ekzistues të bashkëpunimit tonë bilateral. 

Duke e shfrytëzuar këtë rast të këndshëm, Ju uroj, Ekselenca juaj, shëndet të mirë dhe suksese në aktivitetet shtetërore të përgjegjshme, kurse popullit mik të Maqedonisë së Veriut – paqe dhe harmoni.”

Me respekt,

Vollodimir Zelenskij

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...