Takimi i Presidentit Pendarovski me ambasadoret e Ukrainës dhe të Zvicrës

1 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti ambasadoren e Ukrainës dhe ambasadoren e Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Natalija Zadorozhnjuk dhe Veronik Ulman Marti.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u informua mbi aktivitetet dhe hapat e mëtejshëm të cilët po ndërmerren me qëllim të dhënies së ndihmës, mbështetjes dhe rinovimit të Ukrainës, si dhe të rajoneve të caktuara, qyteteve dhe industrive të goditura nga lufta.

Në këtë drejtim, Presidenti u njoh me Konferencën e ardhme për rinovim të Ukrainës, e cila do të mbahet në Lugano, Zvicër, më 5 dhe 6 korrik të këtij viti, me iniciativë të përbashkët të Presidentit ukrainas Vlladimir Zleneski dhe të Presidentit zviceran Ignacio Kasis, kurse në të cilën do të prezantohet Plani për rindërtim dhe zhvillim të Ukrainës, me qëllim që të tejkalohen pasojat e luftës dhe të anashkalohet kriza shoqërore-ekonomike me masa më të mëdha.

Presidenti Pendarovski i falënderoi për ftesën për të marrë pjesë në këtë Konferencë dhe tha se solidariteti evropian dhe përforcimi i partneritetit të ndërsjellë janë të rëndësishme në proceset e rindërtimit të Ukrainës dhe rivendosjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në kontinentin evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....