Takimi i Presidentit Pendarovski me argjipeshkvin Pol Riçard Gallager, sekretar për marrëdhënie me shtetet e Selisë së Shenjtë (Vatikanit)

18 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti argjipeshkvin Pol Riçard Gallager, sekretar vatikanas për marrëdhënie me shtetet.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme midis Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë, të cilat i lidhin lidhje të thella historike dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, si dhe është shprehur kënaqësia nga dinamika e zmadhuar e takimeve dhe vizitave në nivel të lartë.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi iniciativat aktuale në drejtim të përparimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Presidenti Pendarovski theksoi se bashkësia katolike në Maqedoninë e Veriut, edhe pse e vogël në numër, është shumë e respektuar dhe është pjesë e rëndësishme e shoqërisë shumëkulturore dhe shumëkonfesionale maqedonase.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit