Takimi i Presidentit Pendarovski me Bishvaxhit Banerxhi, ekspert nga fusha e politikës monetare ndërkombëtare

8 Korrik 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti, Ekspertin nga fusha e politikës monetare ndërkombëtare, ish-shefin e misionit të FMN-së, Bishvaxhit Banerxhi, i cili është në vizitë në Maqedoninë e Veriut me rastin e kremtimit të 30-vjetorit të pavarësimit monetar. Ky jubile është shkas edhe për hapjen e ekspozitës “Vleftë dhe vlera” (V/rednosti i vrednosti) në Muzeun e Bankës Popullore, kushtuar artit të kartëmonedhave maqedonase, kurse në të cilën mori pjesë edhe Presidenti Pendarovski.

Në këtë takim u fol mbi sfidat aktuale globale ekonomike dhe financiare, si edhe mbi reagimet e bankave qendrore ndaj krizave të shkaktuara nga pandemia kovid-19 dhe lufta në Ukrainë. Bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi politikën aktuale monetare në Maqedoninë e Veriut, mbi sfidat për periudhën që vjen dhe mbi gjendjen ekonomike në shtet.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....