Takimi i Presidentit Pendarovski me komandantin e Gardës nacionale të Vermonit, gjeneralmajorin Gregori Najt

17 Gusht 2022 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti komandantin e Gardës nacionale të Vermontit, gjeneralmajorin Gregori Najt.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin midis Armatës së Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Gardës nacionale të Vermontit, i cili realizohet nëpërmjet trajnimit të përfaqësuesve të të dy armatave, realizimit të ushtrimeve të përbashkëta, si dhe pjesëmarrjes së përbashkët në misionet paqësore.

Presidenti Pendarovski theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbështetësi ynë kryesor nga pavarësi jonë deri më sot, kurse bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes që fillon nga vetë formimi i forcave tona të armatosura në vitin 1992 është përparuar dhe thelluar vazhdimisht. Si dëshmi për bashkëpunimin e përkryer është pjesëmarrja e përbashkët në stërvitjen ushtarake “Përgjigje e shpejtë 22” në Krivollak, e sponzoruar nga Armata e SHBA-së në Evropë së bashku me forcat e gjatë vendeve të tjera anëtare të NATO-s, kurse ku morën pjesë 4.600 ushtarë.

Në këtë takim u fol edhe për Deklaratën për partneritet strategjik dhe bashkëpunim të vitit 2008 dhe angazhime të tjera juridike bilaterale, të cilat sigurojnë kornizë më të gjerë për bashkëpunim, kurse u theksua se ka potencial për thellim të partneritetit strategjik.

Këtij takimi i parapriu solemnitet në Kabinetin e Presidentit ku gjeneralmajori  Gregori Najt i dha “Medaljen për Merita” Presidentit Pendarovski për arritje të veçanta në periudhën nga 12 maji 2019 deri më 9 korrik 2022, si mbështetës i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm i programit shtetëror për partneritet me Gardën nacionale të Vermontit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....