Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e “Polio Plus”

5 Shkurt 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot i priti përfaqësuesit e Organizatës qytetare “Polio Plus – Lëvizja kundër handikapit”.

Bashkëbiseduesit në këtë takim biseduan mbi projektet e mundshme të përbashkëta në suazat e Memorandumit për bashkëpunim të cilin Kabineti i Presidentit e nënshkroi me këtë shoqatë. Presidenti Pendarovski theksoi se memorandumi do ta përparojë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre.

“Për përfshirjen reale të personave me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore, duhet të ngrihet vazhdimisht vetëdija publike e bashkësisë. Ju jeni qytetarë të barabartë dhe obligimi ynë është të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që të mundësojmë kushte të barabarta dhe integrim të tërësishëm social”, rekomandoi Presidenti Pendarovski në takimin me përfaqësuesit e shoqatës “Polio Plus”.

Përfaqësuesit e shoqatës “Polio Plus” nga ana e tyre theksuan se edhe pse shteti ynë e ratifikoi Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në vitin 2011, në praktikë, dispozitat e këtij dokumenti pothuajse nuk zbatohen.

Një nga sfidat më të mëdha, siç theksuan ata, edhe mandej mbetet qasja e lehtësuar tek objektet. Konsiderojmë se nevojitet edhe përfshirja e personave me handikap gjatë miratimit të dokumenteve dhe ligjeve strategjike, si dhe mbështetje më e madhe institucionale.

Në këtë drejtim, siç tha Presidenti Pendarovski nevojitet kontribut më i madh që masat dhe rekomandimet e parashikuara me këtë Konventë të zbatohen me dinamikën e dëshiruar.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....