Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e Unionit të shoqatave të infermiereve – ZMSTAS

9 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti përfaqësuesit e Unionit të shoqatave të infermiereve – ZMSTAS.

Në këtë takim që mbahet me rastin e Javës Ndërkombëtare të Infermierisë dhe në prag të 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, përfaqësuesit e Unionit e njohën Presidentin Pendarovski me aktivitetet e planifikuara për shënimin e këtyre datave dhe e njohën me programin dhe synimet.

Përfaqësuesit e Unionit të shoqatave të infermierëve – ZMSTAS e informuan mbi përpjekjet e tyre në kujdesin dhe mbrojtjen shëndetësore, mbi sfidat dhe problemet me të cilat përballohen, si dhe mbi promovimin e pozitës së infermiereve në shtet. Ato theksuan se investimet në infermieri janë të domosdoshme, ato besojnë se këto investime janë një investim i qëndrueshëm i cili do të kontribuojë në përmirësimin e mbrojtjes shëndetësore të qytetarëve, kurse nga kjo do të përfitojë e gjithë shoqëria.

Presidenti Pendarovski i përgëzoi përfaqësuesit e Unionit së Shoqatave të Infermiereve me rastin e shënimit të Javës së infermierisë dhe me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve dhe shprehu mbështetjen e tij në funksionimin e tyre. Presidenti e vlerësoi dhe i falënderoi për angazhimin e përgjithshëm të infermiereve dhe shprehu pritjen për një mbështetje më të theksuar dhe më të fuqishme nga institucionet në të ardhmen.

Në këtë takim morën pjesë Gordanka Beshlikovska – kryetarja e ZMSTAS – PËR NE dhe kryetarja e Unionit të shoqatave të infermiereve, Lençe Doneve – nënkryetarja e ZMSTAS – PËR NE dhe Haxhie Fetai, kryetarja e ZMSTLA, Tetovë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit