Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidenten hungareze Katalin Novak

11 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në margjinat e edicionit të 5-të të Forumit paqësor të Parisit, u takua me Presidenten e Hungarisë, Katalin Novak.

Në këtë takim u theksua se Maqedonia e Veriut dhe Hungaria mbajnë relacione të përkryera bilaterale me bashkëpunim të zhvilluar në shumë fusha të interesit të përbashkët.

Presidenti Pendarovski theksoi se e vlerësojmë mbështetjen hungareze për eurointegrimet maqedonase dhe shprehu pritjen se ajo do të marrë intensitet shtesë nëpër procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim u bisedua edhe për ndryshimin e gjendjes gjeopolitike në Evropë, në kontekstin e invazionit rus mbi Ukrainën dhe presidentët shkëmbyen mendime dhe qëndrime.

Presidenti Pendarovski është në vizitë pune në Republikën e Francës, me rastin e pjesëmarrjes në edicionin e 5-të të Forumit paqësor të Parisit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit