Takimi i Presidentit Pendarovski me presidentët Pahor dhe Millanoviq

17 Maj 2021 | Kumtesat

 Presidenti Stevo Pendarovski, sot në suazat e pjesëmarrjes në samitin e Procesit Bërdo-Brioni, në Bërdo afër Kranjit, realizoi takime të veçanta me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor dhe me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq.

 

Në takimin me Presidentin Pahor, Presidenti Pendarovski theksoi se vendi i vlerëson lart vendosmërinë dhe mbështetjen e Sllovenisë ndaj politikës së zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe paralajmërimin se kjo gjë do të jetë në prioritetet supreme në agjendën e kryesimit të Republikës së Sllovenisë me Këshillin e Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Presidenti Pendarovski tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme për konferencën e parë ndërqeveritare për fillim të procesit të negociatave. Maqedonia e Veriut, tha Presidenti Pendarovski, mbetet e përkushtuar në realizimin e qëllimit të jashtëm politik, përkatësisht anëtarësimit të plotë në BE, që do të mundësojë zbatim të përshpejtuar të reformave në vend.

Të dy presidentët biseduan edhe mbi gjendjen me pandeminë e virusit kovid-19, si dhe mbi ballafaqimin me pasojat e saj.

Në takimin me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq, Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme për aspirimet evropiane, që u dëshmua edhe gjatë kryesimit gjashtëmujor të Kroacisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, kur u mor edhe vendimi për hapjen e negociatave aderuese për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

Integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në BE, siç u theksua në këtë takim, do të kontribuojë në stabilizimin e përhershëm të rajonit, si dhe në prosperitetin e tij.

Të dy bashkëfolësit shkëmbyen informacione mbi gjendjet aktuale në të dy shtetet, në kontekst të ballafaqimit me pandeminë e kovid-19, si dhe mbi sfidat për ballafaqim me pasojat në plan shëndetësor, ekonomik dhe social.

Në këtë takim u ra dakord mbi një vizitë të ardhshme të Presidentit Pendarovski në Republikën e Kroacisë dhe për vazhdimin e dialogut midis dy vendeve në nivelin më të lartë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....