Takimi i Presidentit Pendarovski me senatorët Xhin Çahin dhe Petër Velç

12 Tetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti senatoren Xhin Shahin dhe senatorin Petër Velç.

Duke e shprehur kënaqësinë nga vizita në vendin tonë, Presidenti Pendarovski e theksoi bashkëpunimin e deritanishëm me SHBA-në të konfirmuar me Deklaratën për Partneritet Strategjik dhe Bashkëpunim nga viti 2008, si dhe aleancën e të dy vendeve në suazat e NATO-s.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi ndihmën të cilën SHBA-ja ia jep Maqedonisë së Veriut gjatë zbatimit të aktiviteteve të cilat janë në drejtim të zmadhimit të stabilitetit dhe përforcimit të praktikave demokratike. Njëkohësisht, në këtë takim u konfirmua edhe bashkëpunimi dhe partneriteti i suksesshëm në fushën e mbrojtjes, sidomos midis ARM-së dhe Gardës Nacionale të Vermontit, vend të cilin e prezanton senatori Velç në Senat.

Bashkëfolësit shkëmbyen edhe mendime mbi sfidat e sigurisë në rajon, por edhe më gjerë në Evropë dhe në botë në kontekstin e trazirave të fundit në veri të Kosovës, agresionit rus në Ukrainë, si dhe luftës në Izrael dhe Rripin e Gazës.

Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen afatgjatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proceset e përgjithshme reformuese duke theksuar se vendi do të vazhdojë të punojë me përkushtim në zbatimin e të gjitha reformave të domosdoshme me qëllim përfundimtar, hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....