Takimi i Presidentit Pendarovski me sër Stjuart Piç, përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

17 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në “Vilën Biljana” në Ohër e mirëpriti sër Stjuart Piç, përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim u bisedua mbi çështjet aktuale në rajon nën dritën e aktiviteteve të Piç si përfaqësues special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski e theksoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për mirëmbajtjen e prosperitetit dhe sigurisë në rajon. Mbretëria e Bashkuar tha Presidenti Pendarovski, është mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës i fuqishëm në përmbushjen e qëllimeve të saj strategjike dhe shprehu pritjen për vazhdim të mbështetjes për përforcim të stabilitetit, demokracisë, sundimit të të drejtës dhe ballafaqimit me krimin dhe korrupsionin.

Në kontekst të aspiratave maqedonase për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Presidenti Pendarovski tha se zhbllokimi i procesit dhe hapja e negociatave aderuese për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut do të ndikojë pozitivisht mbi stabilitetin e rajonit.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski dhe përfaqësuesi special Piç shkëmbyen mendime dhe informacione në lidhje me invazionin rus mbi Ukrainën, si dhe veprimin e të dy shteteve në suazat e Aleancës së NATO-s në lidhje me këtë çështje.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....