Takimi i Presidentit Pendarovski me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rumanisë, gjeneral-leitnantin Daniel Petresku

20 Prill 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rumanisë, gjeneral-leitnantin Daniel Petresku, i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy vendeve, sidomos për bashkëpunimin në mbrojtje që përfshin vizita të nivelit të lartë, takime me ekspertë në fushat e të drejtës së mbrojtjes, logjistikës dhe zbulimit, trajnime, kurse, pjesëmarrje në stërvitje, si dhe trajnime profesionale në qendrat edukative-ushtarake në Rumani.

Bashkëfolësit shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm midis dy armatave dhe konstatuan se me anëtarësimin në NATO Maqedonisë së Veriut i janë hapur edhe mundësi për zgjerim të partneritetit.

Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e vazhdimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit bilateral në mbrojtje, si dhe ruajtjen e dialogut të përhershëm dhe dinamik ushtarak-politik midis dy shteteve.

Në këtë takim janë shkëmbyer informacione dhe mendime mbi kontributet e armatave në të dy vendet në ballafaqimin me pandeminë e shkaktuar nga virusi korona.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....