Takimi i Presidentit Pendarovski me Tomas Gomar, drejtorin e IFRI

18 Shkurt 2022 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski, gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Munih, u takua me Thomas Gomar, drejtorin e i Institutit Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare (IFRI), tink-tenk udhëheqës në Francë.

Në këtë takim, Presidenti kishte mundësi të njihet nga afër me prioritetet e presidencës aktuale franceze me Bashkimin Evropian, me theks në zgjerimin me Ballkanin Perëndimor, si dhe me aktivitetet që lidhen me Konferencën për të Ardhmen e Evropës – proceset në të cilat marrin pjesë edhe ekspertë nga instituti i me renome IFRI.

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë e tij nga angazhimi i iniciativave të ndryshme të ndërmarra nga Franca, të cilat kanë për qëllim përforcimin e angazhimit të saj në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Samitin e paralajmëruar BE-Ballkani Perëndimor në qershor të këtij viti.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....