Takimi i Presidentit Pendarovski me udhëheqjen e festivalit “Vëllezërit Manaki”

22 Gusht 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti drejtorin e Festivalit të kamerës filmike “Vëllezërit Manaki”, Moni Damevskin.

Në këtë takim, drejtori Damevski e informoi Presidentin Pendarovski se në suazat e programit të sivjetshëm të festivalit të 44-t internacional të kamerës filmike, do të shfaqen 64 filma. Njëkohsisht, siç tha Damevski, të ftuar në këtë festival do të jenë kinematografë, regjisorë dhe producentë me renome nga mbarë bota.

Duke e përgëzuar për traditën pothuajse prej pesë dekadash të festivalit, Presidenti Pendarovski theksoi se e gëzon fakti që programi i “Vëllezërve Manaki” po pasurohet nga viti në vit, kurse Manastirin e vizitojnë emra të njohur të industrisë botërore të filmit. Kështu, siç theksoi Presidenti, ky festival është promotor jo vetëm i Manastirit si qytet por edhe i kulturës maqedonase në përgjithësi në botë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....