Takimi me Asociacionin e ish-anëtarëve të Parlamentit Evropian

6 Tetor 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot realizoi takim virtual me delegacionin e Asociacionit të ish-anëtarëve të Parlamentit Evropian (FMA)

Delegacioni përbëhet nga 15 ish-anëtarë të Parlamentit Evropian nga Gjermani, Italia, Franca, Britania e Madhe, Spanja, Greqia dhe Sllovenia dhe udhëhiqet nga Hans-Gert Potering, kryesuesi aktual i Asociacionit dhe ish-president i Parlamentit Evropian.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime dhe informacione rreth procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbi përparimin në fushat reformuese kryesore, si dhe mbi ngjarjet aktuale në BE në aspektin e pandemisë së kovid-19.

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë nga mbështetja e vazhdueshme dhe parimore që e merr vendi ynë nga Parlamenti Evropian dhe theksoi se në aspektin e përparimit të arritur, Maqedonia e Veriut miraton dhe është e përgatitur t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kurse integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në interes të sigurisë dhe prosperitetit rajonal.

Ish-eurodeputetët i përshëndetën përpjekjet e Presidentit Pendarovski në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha shtetet fqinje dhe përkushtimin për bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e standardeve evropiane në vend.

Takimi virtual i Presidentit Pendarovski me eurodeputetët është pjesë e programit – Vizitë studimore në Maqedoninë e Veriut me qëllim që të promovohet dialogu konstruktiv dhe mbështetja e demokracisë parlamentare.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....