Thirrje publike për dorëzim të fletëparaqitjeve për mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm” për vitin 2019

23 Korrik 2020 | Kumtesat

Mirënjohjen e jep Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut si nxitje të mendimit shkencor-kërkimor dhe punës artistike të të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Mirënjohja jepet për rezultate të arritura gjatë vitit 2019, në tetë (8) kategori:

  1. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat shoqërore;
  2. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat humaniste;
  3. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat matematikore-natyrore dhe teknike;
  4. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat mjekësore;
  5. Inovuesi/inovuesja i ri/e re më i/e mirë;
  6. Talent i ri (për nxënësit dhe për nxënëset e shkollave të mesme);
  7. Mirënjohje për suksesin e veçantë të arritur dhe për afirmimin e inkluzionit (për të rinj me aftësi të kufizuara);
  8. Artisti/artistja i ri/e re më i/e mirë.

Thirrja publike i përfshin të gjithë personat të cilët deri në vitin 2019 kanë mbushur 35 vjet, kurse të cilët kanë arritur rezultate të rëndësishme në një kategori të caktuar, përveç kategorisë së gjashtë (talent i ri) për të cilën mund të paraqiten vetëm nxënës dhe nxënëse nga shkollat e mesme.

Kandidatët/kandidatet e paraqitur duhet të dorëzojnë dëshmi për përmbushjen e kushteve të mëposhtme (për kategorinë përkatëse):

  • për kategoritë 1-4: а. Listë dhe kopje të publikimeve shkencore të botuara (në kuptimin e përkufizimit “publikim referent shkencor” të dhënë në Ligjin për arsimin e lartë – “Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 82 më 8 maj 2018); dhe/ose b. Listë dhe kopje të librave shkencorë (botime monografike autoriale) të botuara nga botues maqedonas).
  • për kategorinë 5: а. Kopje të certifikatës për patenta të regjistruara nga institucioni referent; dhe/ose b. Kopje të certifikatës apo ndonjë dëshmi tjetër zyrtare nga institucioni referent për rezultate të rëndësishme të njohura në fushën e inovacioneve; dhe c. Vlerësim të ndikimit pozitiv të inovacionit në aspektin e zgjidhjes së një problemi dhe sfide të caktuar dhe në aspektin e madhësisë së publikut qëllimor; dhe ç. Shkallëzueshmëria ekonomike e idesë, përkatësisht sa lehtë mund të prodhohet inovacioni (pa u kopjuar), me qëllim që në periudhën sa më të shkurtër të mundshme të zgjidhet një numër sa më i madh problemesh dhe sfidash; dhe d. Inovacioni nuk duhet të dëmtojë assesi mjedisin jetësor.
  • për kategorinë 6: а. Kopje të certifikatës, diplomës apo ndonjë dëshmie tjetër zyrtare për arritjen e rezultateve të rëndësishme ndërkombëtare dhe nga vendi, ose çmime në fusha të ndryshme (duke përfshirë edhe kulturën dhe artin); dhe b. Vërtetim për statusin e nxënësit të rregullt në shkollën e mesme; dhe/ose c. Rekomandim nga mentori/profesori me të cilin kandidati/kandidatja ka punuar mbi një tematikë të caktuar dhe ka dëshmuar sukses të jashtëzakonshëm.
  • për kategorinë 7: а. Përfshirje në procesin e arsimit inkluziv (shkollë, fakultet); dhe/ose b. Sukses i veçantë i arritur në procesin e arsimimit; dhe/ose c. Pjesëmarrje në aktivitete në bashkësinë shkollore/fakultet; dhe/ose ç. Ndikim i realizuar mbi bashkësinë me aktivitetet që ngrenë vetëdijen mbi inkluzionin e personave me aftësi të kufizuara.
  • për kategorinë 8: a. Listë dhe kopje të veprave artistike të kryera/botuara (xhirime, fotografi etj.) dhe b. Listë dhe kopje të kritikave për veprat artistike; dhe/ose c. Listë e çmimeve dhe mirënjohjeve për realizimet artistike.

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët/qytetaret e Republikës së Maqedonisë së Veriut që i plotësojnë kushtet e dhëna. Materialet e dhëna më sipër së bashku me biografinë dhe certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të dorëzohen në një ekzemplar të shtypur dhe një ekzemplar elektronik (USB ose link Wetransfer) në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, maksimum deri më 18.09.2020. Për informacione të detajuara, shkruani në këtë adresë elektronike: [email protected] dhe telefononi në 070 409 181. Duke i njohur parakushtet social-ekonomike të individëve si një faktor i rëndësishëm për qasjen dhe mundësitë për arsim dhe përparim profesional, me këtë thirrje i nxitim, sidomos, të gjithë të rinjtë të cilët u përkasin kategorive të lëndueshme që të dorëzojnë aplikime për mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm”.

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
(Komisioni për mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm”)

Vila “Vodno”
“Aco Karamanov” 33А
MK-1000 Shkup

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....