Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Tajlandës, Apirat Sugonghabirom

30 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të Apirat Sugonghabiromit, ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Tajlandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Ankara.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski, duke i uruar mirëseardhjen në shtetin tonë ambasadorit Sugondhabirom, theksoi se edhe përkrah largësisë gjeografike Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme për përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Tajlandës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

“Jam tërësisht e bindur se dy vendet tona, me trashëgimi të pasur kulturore dhe historike, ekziston potencial i madh i pashfrytëzuar për bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe të frytshëm, sidomos në planin ekonomik, kurse gjithashtu edhe në sferën e turizmit, kulturës, arsimit, por edhe në sfera të tjera”, tha Presidenti Pendarovski duke shprehur bindjen se do të vazhdojnë të gjitha aktivitetet dhe iniciativat e domosdoshme për përparimin e dialogut bilateral politik.

Ambasadori i sapoemëruar tajlandez, Apirat Sugondhabirom në fjalën e vet tha se Mbretëria e Tajlandës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut gëzojnë marrëdhënie të përzemërta që në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në vitin 2005 dhe e shprehu vullnetin e vet për përforcim të mëtejshëm të lidhjeve midis sektorit qeveritar, parlamentar dhe të biznesit.

“Vendi im ma besoi detyrën që t’i kontrolli të gjitha mënyrat dhe mjetet për promovim të tregtisë dhe investimeve të dyanshme, si edhe t’i inkurajoj sektorët privatë të të dyja palëve që t’i përforcojnë kontaktet e ndërsjella afariste dhe t’i promovojnë mundësitë e përgjithshme për ndërtimin e partneriteteve më të mira, që do të ponin në zmadhimin e potencialit të lidhjeve tregtare-ekonomike midis dy vendeve tona”, tha ambasadori Sugondhabirom.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadorit Sugondhabirom zbatim të suksesshëm të funksionit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....