Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në samitin onlajn të Grupit themelues për formimin e Tribunalit special për ndëshkim të veprës penale agresion kundër Ukrainës

9 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në samitin onlajn të liderëve dhe shefave të qeverive të vendeve anëtare të Grupit themelues për formimin e Tribunalit special për ndëshkim të veprës penale agresion kundër Ukrainës.

Në vijim e japim tekstin e integruar të fjalimit të Presidentit Pendarovski.

I nderuar President i Ukrainës,
Të nderuar shefa të shteteve dhe kryeministra të vendeve anëtare të grupit,
Shkëlqesitë tuaja,
Zonja dhe zotërinj,

Më lejoni, në fillim, ta falënderoj kolegun tim, Presidentin e Ukrainës, z. Zelenski, për ftesën që të marr pjesë në këtë Samit.

Sot festohet 78-vjetori i fundit të Luftës së Dytë Botërore. Periudha pas luftës krijoi kushte për transformim të thellë të botës në rend ndërkombëtar juridik me vlera liberale dhe institucione efektive ndërkombëtare. Të gjitha gjeneratat e politikanëve evropian të pas luftës ishin të bindur se kontinenti i tyre nuk duhet të jetë asnjëherë më dëshmitar i një tragjedie të tillë të tmerrshme.
Për fat të keq, ky Samit mbahet në kohën e sfidave të paparapara për arkitekturën e sigurisë së Evropës, të nxitura nga invazioni jolegal i Rusisë mbi Ukrainën.

Bota është vendosur par një kthese të re historike që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Përdorimi i forcës nga Rusia kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës është akt agresioni me shkelje të qartë të nenin 2 paragrafit 4 të Kartës së OKB-së dhe sfidë e paturpshme për rendin ndërkombëtar juridik.

Që në fillim, e gjykuam ashpërsisht invazionin jolegal të Rusisë. Mund t’ju bind se mbështetja e Maqedonisë së Veriut për pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës është e palëkundshme.
Duhet të jemi të bashkuar dhe solidarë me Ukrainën sepse ukrainasit jo vetëm që e mbrojnë vendin e vet por i mbrojnë edhe parimet themelore të Kartës së OKB-së.

Shkëlqesitë tuaja,

Maqedonia e Veriut e thekson vazhdimisht rëndësinë e ekzistencës së Gjykatës penale ndërkombëtare të pavarur dhe efektive. Është e qartë se duhet të sigurohet përgjegjësi e tërësishme për krimet e luftës dhe të gjitha krimet që lidhen me luftën e Rusisë, duke e përfshirë edhe përgjegjësinë për krimet e agresionit.

E mbështes tërësisht Deklaratën e përbashkët për formimin e Tribunalit special si mekanizëm ndërkombëtar i cili ka për qëllim t’i përndjekë krimet e agresionit dhe t’i nxjerrë kryerësit para drejtësisë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Në fund shpreh bindjen për miqtë tanë ukrainas se së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, do të bëjmë gjithçka që Ukraina t’ia dalë, e drejta ndërkombëtare të respektohet dhe paqja dhe integriteti territorial i Ukrainës të kthehen tërësisht në suazat e kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....