Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armend Grigorjan

20 Dhjetor 2021 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Armen Grigorjan, përfaqësuesin e përhershëm të sapoemëruar të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u bisedua mbi aktivitetet e përgjithshme të UNDP-së në shtetin tonë në shumë fusha, duke përfshirë edhe menaxhimin demokratik, zvogëlimin e varfërisë, parandalimit të krizave dhe tejkalimin e tyre, mjedisin jetësor dhe energjetikën, shëndetësinë dhe zhvillimin social.

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm i UNDP-së me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe realizimi i projekteve të shumta për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mbështetjes në plotësimin e qëllimeve strategjike të shtetit, si dhe nga bashkëpunimi në suazat e përgatitjes së Kornizës për zhvillim MKD2030.

Presidenti Pendarovski përfaqësuesit të përhershëm të sapoemëruar Grigorjan i uroi punë të suksesshme gjatë mandatit të tij pesëvjeçar dhe shprehu bindjen se me përvojën e tij të deritanishme profesionale do të kontribuojë në përparimin e mëtejshëm të UNDP-së me shtetin tonë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...