“Urdhri i Republikës së Maqedonisë së Veriut” për “SOS Fshati i Fëmijëve”, “Loja”, “Polio Plus”, Biba Dodevën, Lençe Zdravkinin, Savka Todorovën dhe Risto Donevin

21 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në ceremoni solemne në Kabinetin e Presidentit ua dha mirënjohjen “Urdhri i Republikës së Maqedonisë së Veriut” tri organizatave dhe katër individëve të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre dhanë kontribut enorm në socializimin dhe realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut të personave me aftësi të kufizuar, për ndihmë dhe mbështetje të të përndjekurve dhe të shtypurve, për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, për ngritjen e vetëdijes për kancerin, për përparimin e barazisë gjinore, për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, si dhe për afirmimin e vendit tonë në nivel ndërkombëtar.

Presidenti Pendarovski ua dha mirënjohjen “Urdhri i Republikës së Maqedonisë së Veriut” “SOS Fshatit të Fëmijëve”, “Lojës”, “Polio Plusit”, Biba Dodevës, Lençe Zdravkinit, Savka Todorovës dhe Risto Donevit.

Në fjalimin e tij Presidenti Pendarovski tha se dallohet roli dhe rëndësia e organizatave qytetare, si dhe e individëve të cilët nëpërmjet punës me ta, por edhe në mënyrë të pavarur, kontribuuan për demokracinë maqedonase dhe shoqërinë maqedonase. Ai theksoi se pa sektor qytetar të zhvilluar dhe të fuqishëm nuk është e mundshme një Maqedoni e suksesshme dhe demokratike dhe shprehu shpresën se evenimenti i sotëm do të jetë motivim shtesë për të gjithë aktivistët në organizatat joqeveritare, por edhe për individë të shumtë të cilët bëjnë përditë vepra të mira. Presidenti Pendarovski i përgëzoi fituesit dhe i falënderoi për gjithçka që kanë bërë deri më tani dhe i rekomandoi që të mbeten edhe mandej të përkushtuar ndaj kauzës fisnike.

Në vijim është teksti integral i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar fitues të mirënjohjes “Urdhri i Republikës së Maqedonisë së Veriut”,

Të nderuar të ftuar,

Miq të dashur,

Përveç cilësisë së tri shtyllave themelore të shtetit, pushteti ligjvënës, gjyqësor dhe ekzekutiv, shembuj për pjekurinë demokratike dhe prosperitetin e një shoqërie bashkëkohore dhe të zhvilluar janë liria e mediave dhe aktiviteti i organizatave qytetare. Organizatat joqeveritare janë një indikator i veçantë i mirëqenies së bashkësisë, katalizator i proceseve sociale, mbrojtës i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të bashkësive dhe grupeve të ndryshme në shoqëri.

Nëpërmjet punës së tyre vullnetare, midis të tjerash, dalin në pah solidariteti, humanizmi, kujdesi për shëndetin e njerëzve, mbështetja e zhvillimit të kulturës dhe artit, për përparimin e bashkësisë në nivel lokal, rajonal dhe shtetëror dhe krijimi i mundësive dhe mekanizmave për përparim të qytetarëve, por edhe të gjithë shtetit.

Që në vetë fillimet e procesit të demokratizimit te ne, në vitet e hershme 1990, përveç formimit të tri degëve të përmendura të pushtetit, janë vendosur edhe themelet për zhvillimin e sektorit qytetar. Ky proces shpesh herë ishte i mbingarkuar me paragjykime ideologjike, kornizë juridike të papërfunduar, mbështetje jopërkatëse financiare dhe institucionale.

Për fat të keq, kishim edhe periudha kur organizatat qytetare fare padrejtësisht ishin objekt i sulmeve joparimore, kur ekzistonte atmosferë e dyshimit dhe stereotipave të gabuar për punën e tyre dhe qëllimet e tyre. Por, pas më shumë se tri dekadash pavarësi efekti përfundimtar është se kemi shumë organizata joqeveritare – aktive, me fjalë të tjera, sektor qytetar solid i cili vepron edhe si korrigjues i shtetit, por edhe si partner i barabartë i cili ofron u shërbime dhe aktivitete qytetarëve që kanë më shumë nevojë për këtë gjë.

Duke e njohur rolin dhe rëndësinë e organizatave qytetare, si dhe të individëve të cilët nëpërmjet punës në to, por edhe në mënyrë të pavarur kontribuuan për demokracinë maqedonase dhe për shoqërinë maqedonase, sot kemi mundësi të falënderojmë një pjesë të vogël të tyre, duke ua dhënë Urdhrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

SOS Fshati i Fëmijëve është shembull për kujdesin për fëmijët në rrezik dhe për mbështetjen e tyre, nëpërmjet modelit familjar për kujdes alternativ, si dhe nëpërmjet realizimit të programeve për parandalim social. Me kujdesin profesional për fëmijët pa prindër “SOS Fshati i Fëmijëve” i vendosi standardet më të larta në edukim dhe arsimim, si pjesë e rrjetit global “SOS Fshati i Fëmijëve” që është aktiv në 135 shtete dhe territore në botë.

Qendra për bashkëpunim ballkanik “LOJA” e promovon intensivisht multikulturalizmin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke u etabluar si një nga organizatat joqeveritare maqedonase më aktive. Falë përmbajtjeve të programit të saj një numër i madh të rinjsh morën shkathtësi dhe njohuri të veçanta, si dhe morën pjesë në projekte ndërkombëtare dhe shkëmbim të përvojave.

Lëvizja kundër handikapit “POLIO PLUS” hapi perspektiva të reja në mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara, duke punuar mbi socializimin e tyre, për fitim e vetëbesimit dhe gjetjen e vendit dhe rolit përkatës në shoqëri.

Lufta kundër kancerit të gjirit është prioriteti kryesor i organizatës  BORKA kryetare e të cilës është Biba Dodeva me angazhimin, këmbënguljen, përkushtimin dhe dëshirën e saj për përmirësim të jetës së të sëmurëve me kancer në gji e obligoi shoqërinë tonë.

Lençe Zdravkin me veprimtarinë e saj vetëmohuese humanitare tregoi se nuk ka kufi kur bëhet fjalë për filantropi dhe për të ndihmuar të gjithë ata që janë larg njerëzve të tyre të dashur dhe që kanë nevojë për kujdes dhe mbështetje.

Kur flitet për barazinë e gruas dhe rolin e saj në proceset shoqërore apo organizatat që merren me këtë çështje, është e pamundur të anashkalohet emri i Savka Todorovskës, e cila me punën e saj shumëvjeçare mbresëlënëse ka vendosur standardet më të larta si aktiviste dhe lidere për të drejtat e grave.

Risto Donev na tregoi se nëse ke dëshirë, vullnet dhe këmbëngulje, nuk ka barriera fizike që mund të të pengojnë të arrini sukses të madh në jetë. Ai është një shembull i rrallë i qëndrueshmërisë, i motivimit dhe është me të vërtet frymëzim për të gjithë qytetarët tanë.

Në fund të fjalimit tim sot, para se të kalojmë në dhënien e mirënjohjeve, më lejoni të theksoj edhe një herë se pa një sektor të fortë dhe të zhvilluar të shoqërisë qytetare nuk është e mundur një Maqedoni e suksesshme dhe demokratike. Shpresoj që ngjarja e sotme të jetë një motivim shtesë për të gjithë aktivistët e organizatave joqeveritare, por edhe për individët që të bëjnë vepra të mira.

I uroj fituesit, e shfrytëzoj rastin t’i falënderoj për gjithçka që kanë bërë deri më tani, i lus të mbeten edhe mandej të përkushtuar ndaj kësaj akuze fisnike dhe t’u rekomandoj të tjerëve, ne të gjithëve – të marrim shembull nga ta, për të mirën tonë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....