Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore

11 Tetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore, u dërgoi urim qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar qytetarë,

Liria dhe drejtësia janë ideale që e lëvizin historinë njerëzore. Të udhëhequr nga këto ideale, më 11 tetor 1941, 16 luftëtarë të rinj nga njësia partizane e Prilepit “Goce Dellçev” i sulmuan simbolet e pushtetit okupator fashist dhe e shënuan fillimin e luftës nacionalçlirimtare dhe antifashiste maqedonase.

Me këtë akt, populli maqedonas dhe qytetarët maqedonas u bënë pjesë e koalicionit të madh antihitlerian. Burrat dhe gratë liridashëse nga të gjitha përkatësitë etnike, fetare, sociale dhe ideologjike u bashkuan në një front të gjerë nacionalçlirimtar ku luftuan për një shtet të lirë maqedonas në një botë të çliruar nga e keqja e fashizmit.

Mbartës të kësaj lufte të drejtë ishin të rinjtë. Nga njësitë e para partizane deri në KAÇKM-në shtetformuese, të rinjtë kishin vizion specifik për të mirën e përgjithshme që e vendosën në themelet e shtetit. Ata ëndërruan për një shoqëri të lirë, të drejtë dhe solidare në të cilën çdo anëtar i saj do të kenë jetë me dinjitet.

Që t’i ruajmë fitimet e brezit të lavdishëm antifashist, ne duhet ta ndërtojmë Maqedoninë e Veriut si një shtet juridik demokratik dhe funksional, me barazi para ligjeve dhe me mundësi të barabarta për zhvillim dhe për përparim të çdo qytetari të saj. Të fokusuar tek e mira e përgjithshme dhe interesi publik të krijojmë kushte që të rinjtë të mbeten në atdheun e vet dhe këtu të përfshihen në betejat për përparim në çdo fushë të jetës.

Gëzuar dhe qoftë e përjetshme festa!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....