Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Mësimdhënies në Gjuhën Turke

21 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festimit të 21 Dhjetorit – Ditës së Mësimdhënies në Gjuhën Turke, u dërgoi urim përfaqësuesve të bashkësisë turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Më lejoni, në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë etnike turke t’Ju uroj 21 Dhjetorin – Ditën e Mësimdhënies në Gjuhën Turke.

Gjuha është shpirti i një populli dhe karakteristika e tij thelbësore, identifikuese. Mundësia të flasësh, të arsimohesh dhe të krijosh në gjuhën e vet ame është e drejtë e të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vendi ynë është një ndërthurje fesh, kulturash dhe etnikumesh. Duke jetuar së bashku dhe duke e festuar këtë ditë, dërgojmë një mesazh të fuqishëm se festimi dhe respektimi i dallimeve na lidh, na bashkon dhe i përforcon e mbindërton marrëdhëniet midis njerëzve.

Të bashkuar mund t’i tejkalojmë të gjitha tundimet me të cilat ballafaqohemi. Qëllimi ynë si shtet edhe mandej do të jetë ndërtimi i një jete më të mirë dhe më cilësore si dhe i një shoqërie më të mirë për të gjithë.

Gëzuar 21 Dhjetorin – Ditën e Mësimdhënies në Gjuhën Turke!

Stevo Pendarovski

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....