Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës myslimane Kurban Bajram

9 Korrik 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Kurban Bajram, u dërgoi urime kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema Haxhi Hfz. Shaqir efendi Fetahu dhe të gjithë qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

I nderuar Reis Ulema Haxhi Hfz. Shaqir Efendi Fetahu,

Kam kënaqësinë e veçantë dhe nderin e madh, Juve personalisht, anëtarëve të Rijasetit, muftive, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut, t’Ju dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Duke dëshiruar shumë shëndet, gëzime dhe bereqet, më lejoni të shkëmbej dy mendime mbi rolin e kësaj feste të rëndësishme.

Para së gjithash, Kurban Bajrami është festë e solidaritetit dhe kujdesit për shprehitë e mira të bamirësisë, bujarisë dhe humanizmit ndaj të pambrojturve të cilët kanë nevojë të madhe për mbështetje. Rëndësia e festës del në shprehje më shumë pikërisht në periudhat e sfidave ekonomike me të cilat ballafaqohet shteti ynë dhe pjesa më e madhe e botës. Njëkohësisht, Kurban Bajrami është pjesë e pandashme e bashkëjetesës shekullore në shoqërinë shumëfetare dhe shumetnike maqedonase. Ditët e festave janë mundësi për thellimin dhe respektimin e ndërsjellë nëpërmjet njohjes me traditat e të ndryshmëve nga ne.

Jam i bindur se solidariteti ndaj të pambrojturve dhe bashkëjetesa në këto ditë feste, por edhe për gjatë gjithë vitit, do të na ndihmojnë t’i tejkalojmë të bashkuar sfidat me të cilat ballafaqohemi në plan personal dhe kolektiv. Në shpirtin e këtij uniteti, ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut si shtëpia jone e vetme e përbashkët.

Ju dëshiroj sinqerisht shëndet të mirë, gëzime dhe mirëqenie.

Gëzuar Kurban Bajramin!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....