Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës së madhe të krishterë, Ringjallja e Krishtit – Pashka e Madhe

2 Maj 2021 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë, Ringjallja e Krishtit – Pashka e Madhe, u dërgoi urime kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Mitropolitit të Shkupit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas dhe të Justinian Primas, z.z. Stefan, të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe Kryetarit të Përfaqësisë Kishtare në Kishën Evangjeliste-Metodiste, Emil Zaevit dhe përfaqësuesve të Kishës Evangjeliste-Metodiste në shtet.

“Dëshiroj ditët e festës t’i kaloni në shëndet të mirë, të mbushur me lumturi, gëzime dhe dashuri. Pashka e Madhe si festë e shpresës i mbush zemrat me ngrohtësi, kurse mendimet me optimizëm dhe besim. Të shpërhapi, dashuri dhe mendim të mirë dhe t’i gëzohemi jetës. Qofshin gjithmonë me ju, bujaria, mirësia dhe sinqeriteti! Ashtu siç do të ishte krishterimi bosh pa ringjalljen e Krishtit ashtu do të ishin edhe jetët tona pa dashuri, dhembshuri, moral, shkëmbim dhe mirënjohje. Pas pothuajse një viti jetë në pandemi, e cila po e rrezikon shëndetin dhe shkakton shkretim ekonomik po duket fundi i golgotës me të cilën po ballafaqohet i gjithë njerëzimi. Pas përfundimit të imunizimit të jemi të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm”, thuhet në urimin e Presidentit Pendarovski me rastin e festës së madhe të krishterë, Ringjallja e Krishtit – Pashka e Madhe.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...