Presidenti Pendarovski mori pjesë në stërvitjen ushtarake në kazermën “Heroi nacional Strasho Pinxhur” në Petrovec

21 Mars 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot kazermën “Heroi nacional Strasho Pinxhur” në Petrovec mori pjesë në stërvitjen ushtarake metodike prezantuese me temë “Toga e lehtë këmbësore në kryerjen e detyrave të caktuara: patrolim, pastrim të aksit rrugor dhe reagim në kontakt”.

Stërvitjen e kryen rreth 100 përfaqësues të Brigadës së parë këmbësore së Armatës. Skenari i stërvitjes përfshiu çminimin e aksit rrugor gjatë kryerjes së patrullimit dhe simulim të kontaktit me fuqitë armiqësore dhe neutralizimin e tyre. Nëpërmjet kësaj stërvitjeje u prezantua një pjesë e pajisjes së re dhe armatimit personal të grupit të batalionit të këmbësorisë së lehtë.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se realizimi i suksesshëm i këtij ushtrimi është dëshmi për profesionalizmin dhe përgatitjen e përfaqësuesve të Armatës, si partner i besueshëm në suazat e Aleancës së NATO-s dhe i riafirmoi të gjitha angazhimet dhe pritjet e veta për modernizim të mëtejshëm të Armatës edhe në vitet e ardhshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....