Video-urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë

8 Shtator 2023 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski i uroi qytetarët me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Saktë para 32 vjetësh, i mbajmë mend fjalët e Presidentit të parë Kiro Gligorovit: “t’jua uroj të gjithëve Maqedoninë e lirë, sovrane dhe të pavarur”.

Të nderuar,

Nëpër vite kemi arritur edhe suksese edhe dështime, disa prej tyre kanë ndodhur pikërisht në Ditën e Pavarësisë. Sukseset na kanë gëzuar, por, për fat të keq, shembujt e keqpërdorimeve dhe dështimet e sistemit e kanë rrëzuar besimin tek institucionet dhe e kanë zhvlerësuar vetë shtetin.

Kurse çmimin e paguajnë ata të cilët kanë kontribuar më pak për gjendjet e tilla – nxënësit në arsim, të sëmurët në shëndetësi të varfrit dhe të rinjtë. Solidariteti dhe empatia filluan gjithnjë edhe më shumë t’u lënë vendit egoizmit dhe apatisë, kurse,  ky është një ambient ku njerëzit nuk duan të jetojnë.

Të nderuar bashkëqytetarë,

E di se këto nuk janë mesazhe të zakonshme festive, por, janë të domosdoshme, sepse, qytetarët më 8 shtator 1991 votuan për një Maqedoni me rend dhe prosperitet të cilën nuk e kemi ende.

Sot neve na nevojitet një angazhim i ri kolektiv, por, gjatë këtij, karakteri i këtij angazhimi duhet të jetë i përshtatshëm me kohën ku jetojmë. Prej nesh sot nuk kërkohet heroizmi i ilindenasve dhe partizanëve kundër tiranisë. Prej nesh sot kërkohet të kemi institucioneve funksionale, ligje të vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjithë, si dhe reforma shoqërore prej të cilave do të kenë dobi të gjithë qytetarët dhe jo vetëm të privilegjuarit.

Kuptimi i ekzistencës së Republikës është ta realizojmë së bashku atë që nuk mund ta arrijmë veç e veç – lirinë, drejtësinë, mirëqenien ekonomike dhe bashkëjetesën. Siç është deri më sot çdo sukses i shtetit maqedonas fryt i përpjekjeve të përbashkëta, kështu edhe çdo dështim i sistemit është pasojë e anashkalimit nga ai parim.

Ka ardhur koha në fund të afirmojmë se jemi të aftë dhe në praktikë dhe jo vetëm me fjalë që të ballafaqohemi me probleme serioze me të cilat po ballafaqohemi në tunelin e gjatë të tranzicionit i cili assesi të përfundojë.

Shteti ka shumë njerëz të mençur dhe të ndershëm, njerëz nikoqirë të cilët mund ta rindërtojnë shpirtin e republikës maqedonase në bazë të vlerave themelore kushtetuese dhe qytetare të përgjithshme.

Vetëm kështu do ta ruajmë atë një kokërr shpresë se pas më shumë se 3 dekadash më në fund do të kemi Maqedoni evropiane dhe demokratike ku të rinjtë do të dëshirojnë të jetojnë dhe prosperojnë.

Jam i bindur se kemi edhe fuqi edhe vullnet për një gjë të tillë!

Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Qoftë e përjetshme republika maqedonase!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....