Vizita e nxënësve të SHMK “Koço Racin” nga Velesi në suazat e Kabinetit të hapur

3 Mars 2023 | Kumtesat

Nxënësit e gjimnazit SHMK “Koço Racin” nga Velesi, sot e vizituan Kabinetin e Presidentit në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur.

Nxënësit gjatë qëndrimit në Kabinetin e Presidentit u takuan dhe biseduan me Presidentin Pendarovski për punën e tij, si dhe mbi kompetencat dhe aktivitetet e presidentit. Ata i panë edhe hapësirat ku realizohen takimet zyrtare dhe të punës, si dhe sallat ku mbahen evenimente, ceremoni, konferenca për shtyp, mbledhjet e Këshillit të Sigurimit, dorëzimi i letrave kredenciale nga ambasadorët e huaj.

Vizitorët e gjimnazit nga Velesi u njohën edhe me historinë e objektit ku është vendosur Kabineti i Presidentit, si edhe me mënyrën e funksionimit të institucionit, kurse e panë edhe diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton”, e një prej artistëve më të shquar maqedonas Gligor Çemerski, të vendosur në të dy muret e sallës “Mozaik”.

Kabineti i hapur është pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, në suazat e të cilit deri më tani Kabinetin e Presidentit e kanë vizituar qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe nga jashtë, si edhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....