Pjesëmarrja e Presidentit Pendarovski në Forumin ekonomik botëror në Davos

23 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski prej sot, 23 maj 2022, e hënë, do të marrë pjesë në Takimin vjetor të Forumit ekonomik botëror i cili mbahet në Davos, Konfederata Zvicerane.

Është paraparë që nesër, më 24 maj 2022, e martë, Presidenti Pendarovski të marrë pjesë dhe flasë në sesionin në panel “Ruajtja e sigurisë në Evropë“, në të cilin do të flasin sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministri i Belgjikës, Aleksandar de Kro dhe ministrja e Mbrojtjes e Holandës, Kajsa Olongren.

Të mërkurë, më 25 maj 2022, Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në sesionin “Dialogu për diplomaci në Ballkanin Perëndimor”.

Në suazat e pjesëmarrjes në këtë forum, është paraparë që Presidenti Pendarovski do të ketë shumë takime bilaterale me pjesëmarrësit në këtë forum.

Forumi ekonomik botëror në Davos mbahet nga 22 deri më 26 maj 2022, kurse p0ritet që pothuajse 2.500 liderë nga politika, biznesi, shoqëria qytetare dhe mediat të diskutojnë mbi çështjet globale dhe sfidat më urgjente në botë, duke përfshirë edhe pandeminë, luftën në Ukrainë, goditjet gjeoekonomike dhe ndryshimet klimatike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....