Pjesëmarrja e Presidentit Pendarovski në Takimin vjetor të Forumit ekonomik botëror në Davos

17 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot më 17 janar 2023, e martë, do të marrë pjesë në Takimin vjetor të Forumit ekonomik botëror në Davos, Konfederata e Zvicrës.

Sipas programit është paraparë që Presidenti Pendarovski dot të marrë pjesë dhe të flasë në sesionin në panel “Në mbrojtje të Evropës” që fillon në orën 08:30, kurse në të cilin do të flasin edhe Anzhej Duda, Presidenti i Republikës së Polonisë, Gitanas Nauseda, Presidenti i Republikës së Lituanisë, si edhe Hoze Mauel Alvaerez Bueno, ministri i Punëve të Jashtme, BE-së dhe Bashkëpunimit i Spanjë dhe Svetllana Tihanovskaja – liderja e Forcave demokratike të Bjellorusisë.

Në linkun më poshtë mund ta ndiqni drejtpërdrejt sesionin “Në mbrojtje të Evropës”.

https://www.weforum.org/event_player/a0P68000000ZvnvEAC/sessions/a0W68000007EnWyEAK?locale=en&lang=English&theme=light

Në suazat e forumit, është paraparë që Presidenti Pendarovski të marrë pjesë në sesionin “Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, si dhe të realizojë shumë takime bilaterale me pjesëmarrësit në këtë forum.

Takimi vjetor i Forumit botëror ekonomik në Davos, i titulluar “Bashkëpunimi në botën e fragmentuar” mbahet nga 16 deri më 20 janar 2023, ku pritet liderët nga politika, biznesi dhe shoqëria qytetare të bisedojnë mbi prioritetet për vitin në vijim.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit