Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës hebraike Jom Kipur

5 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e kremtimit të festës hebraike Jom Kipur, u dërgoi mesazh kryetarit të Bashkësisë hebraike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Pepo Levi dhe të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë hebraike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

I nderuar z. Pepo Levi,

Jom Kipur është festa më e shenjtë hebraike. Në këtë ditë besimtarët ecin nëpër rrugën e pyetjeve të brendshme, pendimit, faljes dhe pajtimit me Zotin dhe me njerëzit. Juve personalisht dhe të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë hebraike ju uroj festën ta kaloni në shëndet të mirë, lumturi dhe dashuri. Lutjet ndaj Zotit dhe kreshma si shtylla të Jom Kipurit ju sjellshin paqe shpirtërore dhe ju inspirofshin për vepra të mira.

Bashkësia hebraike, me të gjitha specifikat ka një pjesëmarrje të rëndësishme në ndërtimin e bashkëjetesës maqedonase dhe kultivimin e respektit dhe të mirëkuptimit midis grupeve të ndryshme etnike dhe fetare. Koha e sfidave në të cilën po jetojmë na bën të jemi edhe më të bashkuar. Në këtë festë të madhe dëshiroj që edhe mandej të punojmë të bashkuar për prosperitetin e atdheut tonë të përbashkët dhe të veprojmë për prosperitetin dhe përparimin e tij.

G’mar chatima tova.

Stevo Pendarovski

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....