Presidenti Pendarovski e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale

5 Mars 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale.

Në këtë ligj është përkufizuar qartë se çfarë nënkupton fushata shtetërore e interesit të përgjithshëm, në nivel shtetëror ose lokal. Njëkohësisht, ndryshimet e Ligjit e kufizojnë buxhetin, përkatësisht madhësinë e mjeteve të cilat do të mund të shpenzohen nga buxheti shtetëror  për fushata në nivel shtetëror pse lokal.

Ligji parashikon procedurë, në të cilën rolin qendror e ka komisioni i cili është vendosur nga përfaqësuesit e partive politike dhe nga pushteti dhe nga opozita, në bazë të barabartë.  Gjithashtu, në Ligj janë saktësuar kriteret sipas të cilave mund të konkurrojnë radioudifuzerët, kurse është e përcaktuar qartë edhe procedura për përzgjedhjen e radiodifuzerëve në të cilët do të shfaqen fushatat në nivel shtetëror ose lokal.  Kjo nënkupton se, për dallim nga më parë kur Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja vendoste me vullnetin e vet kujt sa para t’i japë, tani është rregulluar me saktësi se si mediat dhe sa mjete do të marrin për fushatat në nivel shtetëror ose lokal.

Theksojmë se Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale në kuvend është miratuar pa amendamente të dorëzuara nga opozita, që nënkupton se opozita nuk ka vërejtje për përmbajtjen e ligjit.

Përndryshe, edhe në numrin më të madh të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ekziston normativë me të cilën mundësohen fushata të interesit publik në media.

Në ditët e kaluara, Presidenti Pendarovski komunikoi me palët e prekura, përkatësisht me ata që ishin pro dhe kundër Ligjit.  Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski pret që sa më parë të vazhdojë dialogu midis institucionee relevante dhe Shoqatës për mbrojtjen edhe përparimin e internet mediave me qëllim që të përparohet pozita e mediave onlajn në sferën mediatike, duke pasur parasysh se në portale punojnë një pjesë e madhe e gazetarëve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....